Stomatologji

Këshilla dhe trajtim dentar


Shëndeti oral është një pjesë thelbësore e shëndetit të përgjithshëm të trupit. Klinika jonë ofron kujdesin maksimal, me staf të zgjedhur dhe teknologjitë më të fundit për të ofruar të gjitha shërbimet që nevojiten për të parandaluar problemet e mundshme ose për të kuruar ato ekzistuese. Gjithashtu, shëndeti është bukuri. Shkuarja te dentisti nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ejani na vizitoni dhe sillni edhe familjen dhe miqtë tuaj.

 
 

KONTAKTONI +355 (0) 4 123 456

Nëse dëshironi të rezervoni një takim ose keni pyetje për ne, telefononi tani dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do të jetë më se i lumtur të ndihmojë.

Our Dentists

 

dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


 

Pyetje të shpeshta

1Çfarë janë faseta?
Fasetat dentare janë punime estetike shumë të holla, që prodhohen në kushte laboratorike dhe aplikohen në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve për të kamufluar të metat kozmetike dhe përmirësuar pamjen e dhëmbëve.
2Fasetë apo kurorë? Cili është ndryshimi?
Faseta si punim mbulon vetëm sipërfaqen e përparme të një dhëmbi dhe ka funksıon tëresisht estetik për të përmirësuar pamjen e tij. Një kurorë dentare, nga ana tjetër, mbulon të gjithë strukturën e dhëmbit. Është trajtim që përdoret në dhëmbë shumë të dëmtuar për të shtuar forcën dhe mbrojtjen e pjesës së mbetur.
3Çfarë është tomografi dentare 3D
Tomografi dentare 3D është një skaner dixhital me rreze x që na lejon të krijojmë pamje të panumërta të dhëmbëve, fytyrës dhe qafës nga çdo kënd, në formë 3D dhe me ngjyra për të diagnostikuar dhe planifikuar nevojat tuaja për çdo trajtim.
4Si aplikohet zbardhimi i dhëmbëve me lazer?
Proçedura klasike konsiston në pastimin e cipave dhe gurëzave të dhëmbëve, në aplikimin e barjerave gingivale dhe pastave zbardhueste cilët aktivizohen me lazer. E gjithë procedura është pa dhimbje dhe zgjat 30 deri në 60 minuta.
5Çfarë është silanimi i dhëmbëve?
Në sipërfaqen përtypëse të dhëmballëve ka disa thellime morfologjike që njihen me emrin “Fisura”. ku zakonisht si rezultat i depozitimit të pllakës bakteriale fillon kariesi dentar. Silanimi i dhëmbëve konsiston në mbylljen ose mbulimin e fisurave me mateial mbushës të rrjedhshëm për të parandaluar akumulimin e baktereve dhe formimin e kariesit.
6Çfarë janë implantet?
Implantet janë forma më e afërt me dhëmbët natyral që mundësojnë rehabilitimin estetik dhe funksional me proteza fikse edhe të pacjenteve që kanë humbur të gjithë dhëmbet dhe kanë defekte të theksuara kockore.
7Kur rekomandohen zigoma implantet dhe çfarë janë?
Implanteve standarde mund të mos janë të përshtashme për çdo pacient. Ne rastet kur kemi humbje të theksuar në strukturen e kockës maksilare, si dhe pas operacineve tumorale maksilare, implantet zigomatike janë zgjidhje për rehabilitimin kirurgjik dhe protetik të pacientit. Këto janë implante të krijuara posaçërisht që aplikohen direkt në kockën zigomatike.

HEALTH CHANNEL