Reumatologji

Thojini lamtumirë dhimbjes së kyçeve dhe mirëserdhe një jete në lëvizje


Nëse ju ose të dashurit tuaj ndjeni vazhdimisht lodhje, dobësi muskulore, dhimbje kyçesh për periudha të zgjatura kohore, mund të jetë momenti për të vizituar një reumatolog. Reumatologjia merret me problemet që lidhen me kyçet, muskujt dhe kockat. Këto mund të shkaktojnë dhimbje, vështirësi në lëvizje, inflamacion, ënjtje, skuqje, lodhje apo temperaturë dhe nëse nuk trajtohen siç duhet mund të çojnë në dëmtime në sy, lëkurë, sistemin nervor dhe organet e brendshme. Mos shtyrja e trajtimit është thelbësore sepse disa sëmundje reumatizmale, si artriti, mund të rezultojnë në dëmtime të pakthyeshme të kyçeve. Kjo është arsyeja pse ne ju ofrojmë mjekët më të mirë të fushës, të disponueshëm në klinikën tonë.

 
 

KONTAKTONI +355 (0) 4 123 456

Nëse dëshironi të rezervoni një takim ose keni pyetje për ne, telefononi tani dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do të jetë më se i lumtur të ndihmojë.

Our Doctors

dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


Pyetje të shpeshta

1Cilat janë disa faktorë të riskut të Osteoartritit?
Disa faktorë përfshijnë gjenetikën, të qenurit i seksit femër, trauma të kaluara, rritja në moshë dhe obeziteti.
2Cilat janë disa burime të Vitaminës D?
Disa burime të mundshme janë: ekspozimi në diell, dieta specifike ushqimore si dhe suplemente dietike. Nje dietë e pasur në vajra të peshkut si për shembull salmoni, sardinat e konservuara, peshku ton i konservuar ka ndikim pozitiv në parandalimin e deficitit të vitaminës D.
3Kam Artrit Reumatoid dhe ndihem i mërzitur shpesh. Çfarë këshille do jepnit?
Është e kuptueshme që ju të keni një reagim emocional ndaj një çrregullimi fizik që karakterizohet nga dhimbja dhe ulja e mobilitetit. Gjithashtu studime tregojnë se depresioni është tepër i pranishëm tek pacientët e prekur nga Artriti Reumatoid, prandaj ju duhet të kryeni vlerësim nëse keni apo jo depresion dhe në bashkëpunim me mjekun dhe psikologun të hartoni plane të fokusuara trajtimi.