POLIKLINIKA ORIGIN
POLIKLINIKA
Shërbime të integruara mjekësore dedikuar mirëqënies së pacientit
Ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore, duke u fokusuar në kujdesin ambulator, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve pa nevojën për shtrimin në spital me një ekip te gjerë specialistësh të mirenjohur ne vend e me gjere si dhe ekspertësh nga Universiteti Barleti.
MJEKËSIA INTERNE
Qasja Holistike: Internistët tane kanë një qasje gjithëpërfshirëse ndaj kujdesit shëndetësor, duke trajtuar jo vetëm simptomat, por edhe faktorët e rrënjës se problemeve që ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm të pacientit.
SHËNDETI I GRUAS
Shëndeti i gruas përfshin kujdesin mjekësor, parandalimin, dhe trajtimin e sëmundjeve që ndikojnë veçanërisht në gratë, si dhe çështjet që lidhen me shëndetin riprodhues dhe hormonal.
PEDIATRIA
Kujdesi i ofruar nga pediatrit jo vetëm që ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, por gjithashtu mbështet zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve, duke përfshirë shëndetin mendor, emocional, dhe social.
NEUROLOGJIA & PSIKOLOGJIA
Kujdesi ndërdisiplinor është kritik në trajtimin e çështjeve komplekse që përfshijnë aspektet neurologjike dhe psikologjike. Integrimi i dijes dhe trajtimit nga të dyja fushat mund të çojë në rezultate më të mira për pacientët.
GERIATRIA
Përmirësimi i cilësisë së jetës së personave të moshuar, duke menaxhuar kushtet mjekësore të zakonshme që ndodhin me moshën dhe duke ndihmuar në ruajtjen e pavarësisë dhe funksionalitetit të tyre.
MJEKËSIA E PËRGJITHSHME
Ofrimi një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse në kujdesin shëndetësor përmes kujdesit preventiv, diagnostikimit të hershëm, dhe menaxhimit të sëmundjeve për të përmirësuar cilësinë e jetës.
STILI I JETËS & MJEKËSIA PARANDALUESE
Kombinimi i një stili jetese të shëndetshëm me praktikën e mjekësisë parandaluese është një strategji efektive për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve.
SHËRBIME KLINIKE
Shërbimet klinike mundësojnë diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin efektiv të sëmundjeve, duke përmirësuar shanset për shërim dhe cilësinë e jetës.
AMBULANCA
Kujdes ambulator ditor për pacientët kronik, shërbime mjeksore parandaluese, trajtime per lëndimeve të Lehta
NE NUK TRAJTOJMË RASTE EMERGJENTE. Nëse keni dhimbje apo presion në kraharor ose mendoni se jeni duke pësuar ndonjë ndonjë situatë tjetër kërcënuese për jetën, ju lutemi telefononi urgjencën në numrin 127.
KLINIKË DENTARE
Shërbime cilësore për shëndetit oral dhe dentar
Klinikë dentare e një standarti të larte, e cila ofron plane te personalizuara të trajtimit me specialistë të secilës fushë, mjedis komfort dhe teknologjinë më të avancuar. Respektimi i protokolleve strikte të sterilizimit dhe mirëmbajtja e ambienteve garantojnë standardet më të larta të higjienës dhe sigurisë.
KLINIKË ESTETIKE
Kujdes ndaj lekurës, trajtime bukurie dhe mikrokirurgji
Ne kombinojmë shkencën dhe artin për të ofruar shërbime që përmirësojnë pamjen dhe funksionet e trupit si dhe rezultate që ndikojnë në cilësinë e jetës, duke u fokusuar në nevojat individuale të pacientëve dhe duke përdorur teknologjitë më të avancuara.
KABINET FIZIOTERAPIE
Përmirësimi i cilësisë së jetës për pacientët dhe individet aktiv
Ofrojme trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve me dëmtime fizike, probleme muskulare dhe skeletore, pas lëndimeve ose operacioneve. Programet e specializuara për rikuperimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundje kronike ose të rënda, për të përmirësuar funksionalitetin dhe cilësinë e jetës.
Shërbime Të Fiozioterapisë:
Teknika të ndryshme sipas nevojave specifike të çdo pacienti për rikthimin, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe funksionalitetit të trupit.
Shërbime Të Mjekësisë Sportive:
Jemi përqendruar në parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e dëmtimeve të lidhura me sportin e aktivitetin fizik.
FARMACI
LABORATOR MJEKËSOR
Shërbime të shpejta, të besueshme dhe novatore
Laboratori kryen dhe përpunon një gamë të gjerë testesh dhe analizash. Përveç pacientëve të klinikës, ne ofrojmë edhe vizita pa rezervim paraprk, referime nga ofrues të tjerë shëndetësorë, organizata, biznese, shkolla dhe pacientë që përdorin shërbimet në shtëpi apo komunitet.
KABINETI IMAZHERISË
Imazheri diagnostikuese dhe plani e monitorimi trajtimit me kosto efektive.
Kabineti i imazherisë për diagnostikë është thelbësor për zbulimin, diagnostikimin dhe monitorimin e një game të gjerë të sëmundjeve dhe gjendjeve shëndetësore.
AGJENSIA
SHËNDETI NË FAMILJE
Për herë të parë në Shqipëri, shërbime të integruara shëndetësore dhe sociale në shtëpine tuaj.
Ne ofrojmë kujdes të personalizuar shendetesor për pacientët e të gjitha moshave, aty ku ndiheni më rehat - në shtëpinë ose komunitetin tuaj. Permes paisjeve portative, teknologjive dhe teknikave te reja ofrojme perkujdes mjeksor te shpejte, komod, efikas dhe ekonomik ne banese prane familjes suaj.
Diagnostifikim & Trajtim Mjekësor në Shtëpi
Ofron kujdes mjekësor të kualifikuar në shtëpi për lëndime ose sëmundje për të gjitha grupmoshat, i disponueshëm 24/7.
Asistencë Infermierore & Shëndetesore në Familje
Procedurat efikase dhe kosto efektive. Infermierët do të kryejnë një sërë detyrash lidhur me kujdesin klinik dhe në shtëpi.
Shërbime Familjare & Kujdes Social
Sektor i përqendruar te njerëzit, ku çdo ditë ndihmohen të bëjnë jetë të përmbushur dhe të rriten mirë në komunitetin që i rrethon.
REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER
QËNDRONI TË PËRDITËSUAR
Orari ynë i punës është
Ejani të na vizitoni në klinikën tonë moderne, në zemër të Tiranës, larg trafikut dhe afër liqenit artificial.
Në mbrëmje dhe fundjavë mund të na vizitoni duke prenotuar takim. Mund të organizohet kujdes 24- orë.
- 08:00 - 16:00
- 08:00 - 15:00
Kontaktoni
- Barleti Medical Group
Rr. Frang Bardhi,
Selite, Tirane 1001 Albania